Nik Kirios njihet nga të gjithë për karakterin e tij të vështirë dhe problematik dhe në disa raste ka rrezikuar shumë me sjelljen e shfaqur në fushën e lojës. Por këtë të enjte, australiani me baba grek dhe nënë malajziane, kaloi cdo kufi dhe e sheh veten të skualifikohet nga Turneu Masters i Romës
Në ndeshjen me Kasper Rud, Kirios humbi shërbimin e tij në setin e trete dhe rezultati shkoi 1-2 për kundërshtarin e tij, kështu që ai filloi të ankohej te tifozët dhe arbitri dekretoi ‘penalty game’ për te. këtu Kirios e humbi toruan dhe fillimisht hodhi raketën në tokë, më pas goditi me klëmbë një shishe ujë, ndërkohë që kulmi arriti kur mori stolin dhe e hodhi në mesin e fushës.
Pas kësaj u largua nga fusha e lojës përpara se të vinte vendimi për skualifikimin e tij nga gjyqtari kryesor dhe në fund ky vendim erdhi, Rud fitoi sfidën 6-3;6-7;2-1.
sfidanti.al