Barcelona, të pëlqeu Malkomi? Në Kinë kanë hapur ..gojën e madhe!

Ka shumë mundësi që futbollisti brazilian Malkom të largohet gjatë këtij sezoni dimëror të transferimeve nga Barcelona, ku ai erdhi gjatë verës, pasi për të u paguan pak më shumë se 40 milionë euro. Sidoqoftë, ai nuk i justifikoi shpresat dhe tani pritet që të shitet diku gjetkë.
Thuhet se destinacioni i tij tjetër do të jetë Kina, më saktë klubi i njohur elitar kinez, Guangzhu Evergrande, që i ka ofruar Barçës 50 milionë euro që të sigurojë shërbimet e futbollistit të mësipërm.
Në bisedimet për futbollistin e lartpërmendur brazilian, sikurse thuhet, është përfshirë edhe bashkatdhetari i tij dhe ish-lojtari i Barcelonës Paulinjo.
Sfidanti.al