Po bëhet gjithnjë e më i nxehtëe aksi Barcelona-Torino përsa i përket merkatos së transferimeve. Klubi blaugrana kërkon me cdo kusht Miralem Pjanic në radhët e tij, por emergjenca coronavirus nuk e lejon atë të bëjë shpenzime të cmendura. Në këtë pikë lind domosdoshmëria e përfshirjes së futbollistëve të tjerë në operacion. Maurizio Sarri te Juventus ka dhënë OK e tij për Arthur, por braziliani nuk dëshiron të largohet nga Katalonja.
Ideja e fundit e kampionëve të Spanjës është përfshirja në bisedime e Ousmane Dembele, një opsion që nuk preferohet nga bardhezinjtë për shkak të dëmtimeve të shumta dhe për sjelljen e tij jo shumë të disiplinuar. Pra Juventus do të pranojë ose Arthur ose para cash jo më pak se 45-50 milionë Euro për Pjanic, përndryshe këto negociata nuk mbyllen me sukses. Arthur pëlqehet nga Sarri që kërkon të ndërtojë mesfushën rreth tij dhe Jorginhos. Torinezët nuk kanë interes për Rakitic, Semedon e Vidal e aq më pak për Dembele, madje këtë të fundit nuk duan ta marrin as me huazim sic theksohet së fundmi në median spanjolle.
Sfidanti.al