‘Sot jemi 1 pikë pas Juventusit dhe vetëm për Juve-Inter që e keni parë rë gjithë’-Këto ishin fjalët e Claudio Lotitos në intervistën e dhënë pak kohë më parë për median italiane duke aluduar për parregullsi në sfidën mes Juventusit dhe Interit të luajtur në 8 mars duke vënë në lëvizje Prokurorinë Federale.
Nëse kjo e fundit vendos të procedojë presidentin e Lazios, Lotito rrezikon të gjykohet për njollosje të reputacionit të personave, klubeve dhe organizmat që operojnë pranë CONI, FIGC, UEFA dhe FIFA sic theksohet në nenin 23 të Kodit të ri të Drejtësisë Sportive.
Lotitos tani i duhet të vërë në dukje për dicka specifike për ndeshjen mes Juventusit dhe Interit të luajtur në 8 mars, në rast të kundërt, gjykimi i tij bëhet një opsion konkret dhe kjo nuk do të ishte hera e parë për presidentin e Lazios, ndaj të cilit janë marrë masa disiplinote edhe herë të tjera.
Sfidanti.al