Douglas Costa mendoi tërheqjen nga futbolli në një moment të karrierës së tij. Vetë futbollisti e ka konfirmuar këtë në një rrëfim të bërë gjatë një interviste për ‘The Player’s Tribune’,
‘Ka momente që mendoj; a mund të luaj ende? Sepse zbres në fushë dhe dëmtohem sërish-shpjegon Douglas Costa-më pas shoh në televizor dhe kuptoj se ky është pasioni im dhe mund të luaj ende në nivele të larta. Kjo është ajo që më mban gjallë, di që futbolli nuk është një sforco për mua. Shumë herë tenton, por më pas dorëzohesh. Nuk ka të bëjë me paratë apo me të qenit i famshëm. Cështja është të bësh atë që të pëlqen dhe të argetohesh. Ky është objektivi im’.
Futbollisti i Juventusit ‘zbërthehet’krejtësisht në intervistën e tij teksa vijon rrëfimin.
‘Bëj shaka me shokun tim të skuadrës Alex Sandro që kam më shumë rezonanca se ndeshje të luajtura-tregon Douglas Costa-njerëzit thonë se Douglas ka potencial për të qenë një ndër më të mirët në botë,por e frenojnë dëmtimet dhe kjo më bezdis shumë. Sa herë dëmtohem pyes veten; ku kam gabuar? Pyes veten se përsë nuk arrij të luaj me vazhdimësi. Është dicka që të dhemb, kështu që kërkova cdo lloj ndihme. Nuk e di nëse keni dëgjuar për trajnerin psikologjik. Nuk është psikolog, por të tregon se si historitë e fëmijërisë mund të të kushtëzojnë edhe sot’.
Sfidanti.al