Barcelona, Koeman nën hetim për kritikat ndaj VAR në El Clasico

Komisioni i Disiplinës në futbollin spanjoll hap hetimet ndaj trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman për kritikat që holandezi bëri ndaj sistemit VAR pas ndeshjes ‘El Clasico’ me Realin e Madridit në camp Nou. Po kështu është nën hetim edhe Xavi Vilajoana, pjesë e ekipit Bartomeu në drejtimin e klubit që protestoi nëpërmjet Tëitter duke kërkuar më pas ndjesë. ‘Ky është skandal i madh!!! Munuera mund të shkosh e të….’

‘Nuk e kuptoj vendimin e arbitrit, VAR shfaqer vetëm kur duhet të marrë vendime kundër Barcelonës. Vendimet janë vetëm kundër nesh. Ai më thotë se  është penallti, është e pakuptueshme. Nuk më pëlqeu-u shprej Ronald Koeman menjëherë pas përfundimit të sfidës mes Barcelonës dhe Realit të Madridit-i thashë arbitrit se shpresoja që të më shpjegojnë një ditë sesi funksionon VAR në Spanjë, sepse në 5 javë VAR ka ndërhyrë vetëm kundër Barcelonës, por nuk ndërhyri në penalltinë ndaj Messit në sfidën ndaj Sevillas dhe 2 kartonat e kuq në ndeshjen me Getafen. Përse VAR është gjithnjë kundër nesh?

Me rregulloren e re në futbollin spanjoll, Koeman përballet me një ndëshkim të mundshëm me 2 deri në 12 ndeshje pezullim. Pritet që hetimi të përfundojë në 3-4 javë dhe më pas do të mësohet nëse do të ketë sanksion apo jo për Ronald Koeman.

Sfidanti.al