Barcelona kërkon rinovimin e përjetshëm me Messin

E ardhmja e Lionel Messit po flitet nga të gjithë, pasi presidenti Bartomeu konfirmoi ekzistencën e një klauzole në kontratën e argjentinasit që mund të lërë skuadrën katalanase falas në verën e vitit të ardhshëm, ndërkohë që kontrata I skadon në 2021. Megjithatë te kampionët e Spanjës duket se askush nuk është I shqetësuar për vazhdimësinë e Messit në skuadër.

Për më tepër ekzistenca e kësaj klauzole nuk I ndryshon planet e Barcelonës që prej kohësh po mendion t’I ofrojë kapitenit rinovimin e kontratës vetëm se këtë radhë ajo nuk do të ketë afat skadence. Ideja është që t’I propozohet Messit një kontratë që do ta mbajë të lidhur përjetë me Barcelonën

Për momentin askush nga drejtuesit e Bacelonës nuk e ka me ngut këtë cështje pasi Messi në shumë raste ka shfaqur besnikërinë ndaj klubit blaugrana. Për më tepër raportet mes bartomeut dhe babait të Messit, Horge janë shumë te mira dhe ata janë në kontakt të vazhdueshëm.

Messi dhe babai I tij janë në dijeni që qëllimeve të Barcelonës dhe as ata nuk e kanë me ngut për të nisur bisedimet për kontratën e re. Kontrata aktuale e Messit është deri në 30 qershoir të 2021 dhe është firmosur në fund të 2017 edhe pse akordi ishte arritur muaj më parë.

Do të jetë Messi ai që do të vendosë për të ardhmen e tij dhe vetëm ai e di se edhe sa kohë do të luajë. Në klub besojnë se ai do të jetë aktiv deri në vitin 2022 në mënyrë që të arrijë në Botërorin e Katarit me Argjentinën  në formën më të mirë të mundshme. Në atë vit Messi do të jetë 35 vjec dhe do të fillojë të mendojë për fundin e karrierës së tij.

Ai gjithnjë ka deklaruar se do të luante të paktën disa muaj me Njuell’s Old Bojs, klubi ku nisi të luajë futboll kur ishte fëmijë përpara se të prpvojë një aventurë në MLS, një eksperiencë që e tërheq. Te Barcelona sigiurojnë se kjo është e mundur të realizohet me kontratën e përjetshme, me Messin që do të ketë edhe këtë aventurë të fundit përpara se të kthehet te Barcelona e të marrë një detyrë tjetër cfarë të dëshirojë.

Sfidanti.al