Dilemat e Venger; e kërkon FIFA, por ai ëndërron pankinën

Të bësh një zgjedhje asnjëherë nuk është e lehtë, për këtë mjafton të pyesësh Arsen Vengerin. Trajneri francez ka qenë për shumë vjet ka qenë ndër më të mirët në futbollin evropian në rolin e tij dhe para dy vitesh mbylli raportet e tij me Arsenalin të cilin e drejtoi për 22 vjet.

Që pas largimit nga Topcinjtë, Venger është tërhequr disi nga kjo botë dhe nuk ka marrë drejtimin e asnjë skuadre tjetër. Federata Ndërkombëtare e Futbollit ishte ajo që mendoi ta angazhojë dhe t’I japë një rol drejtuesi sigurisht për të shfrytëzuar eksperiencën e francezit.

Por Venger ndjen ende thirrjen e pankinës dhe fushës së futbollit. Sipas tabloidit britanik ‘Mirror’, trajneri francez vendosi të marrë kohë për të vlerësuar ofertat që mund t’I vijnë apo mundësitë për të drejtuar skuadra që janë në kërkim të një trajneri

sfidanti.al