Gjermania, Ter Shtegen dhe të qenit zëvendësues: Po më cmend pak

Mark Andre Ter Shtegen duket se po jeton paradoksin e të qenit të mundshëm  si portieri më I mirë I FIFA pa qenë titullar në përfaqësuesen e tij dhe të mendosh se Manuel Nojer as nuk është mes 3 finalistëve. Sipas FIFA dhe Alison dhe Ederson janë në nivelin e Ter Shtegen, një e dhënë kjo që Ter Shtegen vlerësohet më shumë jashtë Gjermanisë sesa brenda vendit të tij.

Edhe në ndeshjen e së premtes me Holandën, ishte sërish manuel nojer portieri titullar i 4 herë kampionëve të botës dhe pritet që kjo të ndodhë edhe në sfidën me Irlandën e Veriut gjithnjë nëse Lëv nuk do të bëjë ndonjë surprizë.

Në këtë pikë Ter Shtegenit I duhet të vazhdojë të ketë durim, por duket se ai nuk po e pëlqen më këtë situatë dhe këtë ai e pranon vetë.

‘Sigurisht që kjo situatë po më cmend pak-tha Ter Shtegen-jep maksimumin tënd dhe nuk e di kun he. Gjithsesi, besoj se me kalimin e kohës kam gjetur një përgjigje’.

Portieri gjerman do të luftojë për të qenë numri 1 I portës gjermane , por jo me cdo cmim.

‘Kam përcaktuar prioritetet e mia-vijoi Ter Shtegen-dua të kem sukses dje objektivi im është që të jem portiere I parë I Gjermanisë, por jo me cdo cmim. Futbolli është një gjë, por ana njerëzore është më e rëndësishme. Mund të shih veten në pasqyrë dhe të them: ‘ke punuar me ndershmëri dhe I the shprehe hapur ambiciet e tua. Ishe I drejtë dhe nuk luajte nga jashtë’.

Manuel Nojer nuk ka dalë kurrë jashtë gjermanisë dhe është gjithnjë në vëmendjen e publikut gjerman. Ter Shtegen nuk beson se fakti që ai po luan jashtë Gjermanisë po ndikon në këtë situatë të tij. ‘Në fakt është krejtësisht e kundërta-tha Ter Shtegen-të them të drejtën nuk ka arsye më të mirë se ajo që luan te një prej klubeve më të mëdhenj të botës. Për më tepër, fakti që luaj jashtë Bundesligës më ka bërë më të mirë. Nuk pendohem për këtë’

Sfidanti.al