Mancester Siti ofroi bileta falas për 22 mijë punonjësit e operatorit turistik të falimentuar Thomas Cook duke treguar në këtë mënyrë solidaritetin me një kompani që në përiudhën 2003-2009 ka qenë edhe sponsori kryesor I Citizens dhe emri I saj shfaqej në fanelat e futbollistëve.
Klubi anglez e komunikoi lajmin nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen e tij të internetit. ‘Pas lajmit të trishtuar të falimentimit të ‘Thomas Cook’, Mancester Siti dëshiron t’u ofrojë punonjësve të saj 2 bileta falar për një ndeshje të Ligës së Kampionebe’.
Në të njëjtën kohë, në njoftimin e tij,Mancester Siti theksoi se të interesuarit duhet të shfaqen me një dokument akreditimi që tregon se është pjesë e këtij operatori gjigand turistik
Impakti I falimentimit të Thomas Cook në Spanjë ishte I madh pasi do të mbyllë 500 hotele në vendin iberik, nga të cilët, 100 hotele vareshin ekskluzivisht nga kjo kompanie, ndërkohë që në 400 hotelet e tjerë niveli I klientëve varionte nga 35-75%
Sfidanti.al