Mancester Siti ofroi bileta falas për 22 mijë punonjësit e operatorit turistik të falimentuar Thomas Cook duke treguar në këtë mënyrë solidaritetin me një kompani që në përiudhën 2003-2009 ka qenë edhe sponsori kryesor I Citizens dhe emri I saj shfaqej në fanelat e futbollistëve. Klubi anglez e komunikoi lajmin nëpërmjet një komunikate për shtyp
Falimentimi I Thomas Cook mund të cojë drejt rrënimit Ulvërhempton
Në mesnatën mes ttë dielës dhe të hënës rreth 600 mijë persona në të gjithë planetin mbetën ‘të ngrirë’ pas shpalljes së falimentimit të kompanisë Thomas Cook pas 178 vjet shërbimesh. Operatori më I njohur turistin nuk mundi dot që të siguronte 227 milionë Eurot që I duheshin për të plotësuar operacionin e shpëtimit financiar