Falimentimi I Thomas Cook mund të cojë drejt rrënimit Ulvërhempton

Në mesnatën mes ttë dielës dhe të hënës rreth 600 mijë persona në të gjithë planetin mbetën ‘të ngrirë’ pas shpalljes së falimentimit  të kompanisë Thomas Cook pas 178 vjet shërbimesh.

Operatori më I njohur turistin nuk mundi dot që të siguronte 227 milionë Eurot që I duheshin për të plotësuar operacionin e shpëtimit financiar prej 1.2 miliardë Eurosh dhe pasojat e zhdukjes së kësaj kompanie dio të ndjehet në pika turistike në shumë vende të botës, por edhe te Ulvërhemptoni.

Klubi anglez është në pronësi të një konglomerati biznesi të quajtur Fosun International që rezulton se është ai që këtë vit pagoi 450 milionë Euro për blerjen e 75% aksione të operatorit turistik Thomas Cook dhe 25% aksione te linjës ajrore të kësaj kompanie. Në total, investimi I Fosun te kjo kompani ishte mbi 1 mld Paund(1.133 miliardë Euro) që nga viti 2015 kur nisi blerjen e aksioneve të operatorit turistike, edhe pse pasuria e kërij kongrlmerati është 5 herë më e lartë se vlera e investuar.

Nga klubi anglez nuk ka asnjë deklaratë publike, por në privatësi kërkojnë qetësi dhe mbahen te ecuria pozitive e fondit kinez të investimeve që nga momenti I marrjes së pronësisë së klubit 3 vite më parë. Por sipas medias britanike, në të vërtetë, drejtuesit e Ulvërhemptonit kanë nisur prej kohësh kërkimet për investitorë të rinj për të blerë 20% aksione të tij

Fosun Group e bleu Ulvërhemptonin në korriktë 2016 me ndihmën e Zhorzh Mendes për 45 milionë Paund(51 milionë Euro) dhe tani ai e vlerëson Ulvërhemptonin për 350 milionë Paund(398 milionë Euro) pas ngjitjes së kësaj skuadre në Premier League në vitin 2018.

Sfidanti.al