Hënes bën prapakthehu dhe tërheq kërcënimin ndaj Federatës Gjermane

Uli Hënës tërheq kërcënimin e tij për mos lejuar  lojtarët e Bajernit të luajnë në kombëtare nëse Ter Shtegen zëvendëson Manuel Nojer në formacion përsa I përket portës. Kërcënimi I Hënes u publikua nga e përditshmja Bild duke cituar fjalët e Hënes që kishte thënë se para se kjo të ndodhë ai do të pengojë lojtarët e Bajernit që të vihen nën urdhrat e Joakim Lëv.

Një deklaratë kjo që shkaktoi shumë polemika dhe që u shndërrua në lajmin kryesor të mediave sportive botërore. Uli Hënes reagoi  dhe nëpërmjet një komunikate për ‘Der Spiegel’ konfirmoi autenticitetin e deklaratës së tij, por shtoi se ishin fjalë të thëna 1 javë më parë dhe që sot ai nuk do t’I thoshte përsëri.

‘Menjëherë pas sfidës së Ligës së Kampioneve kundër Crvena Zvezdës, z.Hënes bëri një deklaratë në lidhje me debatin për vendin e titullarit në portën e Gjermanisë që sot nuk do ta përsëriste-thuhej në komunikarë-për të tema është e mbyllur dhe nuk do të ketë më ndonjë deklaratë tjetër të tij’.

Sfidanti.al