FIFA, plan kundër pagesave të agjentëve dhe dhëniet e lojtarëve me huazim

FIFA lufton komisionet që u jepen agjentëve të lojtarëve në merkaton e transferimeve. Qeveria e futbollit botëror bëri të ditur ditën e mërkurë se është arritur një akord për të vendosur një limit ndaj komisioneve për agjentët e lojtarëve por edhe për numrin e lojtarëve që kalojnë në formë huazimi si pjesë e një projekti për reformimin e sistemit aktual të transferimeve të futbollistëve

‘Komiteti I Ortakëve të Futbollit të FIFA miratiu një sërë hapash kyc për të mbrojtur integritetin e sistemit të blerjeve të lojtarëve dhe për të evituar abuzimet-theksohet në një komunikatë të FIFA-në mënyrë të vecantë, komiteti rekomandoi vendosjen e një kufiti për komisionet e agjentëve dhe një kufi për dhënien e lojtarëve me huazim’.

Kështu kufiri maksimal në këtë pikë është 10% e transferimit për agjentët e klubeve të cilit I përkasin lojtarët, 3%  të vlerës së lojtarëve për agjentet e vetë futbollistëve dhe 3% të tjerë të kartonit të lojatërëve për agjentët e klubeve që do të jenë destinacioni I ri I tyre.

Po kështu FIFA bëri të ditur se është arritur një akord edhe për kufizimin e përfaqësimit të shumfishtë të lojtarëve për të evituar konfliktet e interest. Përsa I përket cështjes së kalimeve të lojtarëve me huazim, FIFA foli për masa të marrë për të evituar spekulimet me futbollistet dhe garantuar që këto largime të kenë një objektiv sportiv me vlerë për rritjen e të rinjve në këte aspekt jo për qëllime komerciale.

Kështu u miratua që të vendosen kufizime të transferimit ndërkombëtar në formë huazimi të futbollistëve të moshës 22 vjecare ose më shumë. Kështu duke nisur nga sezoni 2020/21 do të ketë një kufi  prej 8 lojtarësh të transferuar  në formë huazimi në dalje dhe hyrje, shifër kjo që do të ulet në 6 duke nisur nga sezoni 2022/2023.

Të gjitha këto masa do të diskutohen nga Këshilli I FIFA në mbledhjen e tij të radhës që do të mbahet në 24 tetor.

Sfidanti.al