Nejmar mbërriti në seancën stërvitore të së martës të Paris Sën Zhermen me disa minuta vonesë, pasi më parë iu desh të bënte deponimin e tij në polici për agresionin e kryer ndaj një tifozi të Ren në 27 prill pas finales së Kupës së Mbretit, një lajm ky që u publikua nga e përditshmja franceze ‘Le Parisien’.
Prokuroria e Bobinji, që është në periferi të Parisit,drejton hetimet për këtë incident që ndodhi para kamerave, kur sulmuesi Brazilian po ngjitej në drejtim të podit me pjesën tjetër të lojtarëve të Paris Sën Zhermenit për të marrë medaljen e finales së Kupës
Në atë moment, një tifoz I Reni u kundërvu lojtarëve të skuadrës pariziene dhe Nejmar për një moment ndaloi duke iu kundërpërgjigjur me një shuplakë në fytyrë. Në fund të muajit gusht, ky tifoz I moshës 29 vjecare dhe I identifikuar me emrin Nelson dha versionin e tij të ngjareve te autoritetet franceze.
Nejmar u dënua për këtë gjest me një skualifikim me 3 ndeshje dhe 2 të tjera të lëna pezull nëse do të ketë përsëritje të një ngjarjeje të tillë.
Sfidanti.al