Portieri me përvojë, Manuel Nojer, po mendon që të largohet nga Bajerni i Mynihut, bëri të ditur menaxheri i tij, Tomas Krot, sipas të cilit gardiani i ekipit kampion gjerman është i shqetësuar se Bajerni nuk është aq i fortë, saqë që të jetë konkurrent i denjë në Ligën e Kampioneve. Kroti tha se Nojeri do që të fitojë Evropianin e ardhshëm dhe në Ligën e Kampioneve.
“Manuelin e interesojnë vetëm sukseset. Ndryshimet mes klubeve në Evropë tanimë janë shumë të mëdha, ndërkohë që formacioni i Bajernit nuk është në nivelin që do të donte Nojeri. Kontrata e tij me Bajernin është e vlefshme deri më 2021. Tani ai duhet të vendosë lidhur me të ardhmen e tij. Një nga opsionet është që ai ta vazhdojë kontratën. Është logjike që ai ta mbyllë karrierën te Bajerni, por ky nuk është i vetmi opsion”, deklaroi agjenti i portierit të Bajernit.
Nojeri po e mban të veshur bluzën e Bajernit prej tetë vitesh dhe ai ka luajtur me klubin bavarez gjithsej 336 ndeshje.
Sfidanti.al