Paraja hedh ujin përpjetë, jo të mos zbusë zemërimin e Atletikos

Një luftë e rrezikshme ka nisur mes dy klubeve spanjollë për Antuan Grizmanin, por njëri prej tyre ka bësim në një “kurë çudibërëse”. Barcelona, mësohet se, është gati të paguajë të plotë klauzolën e sulmuesit francez, në mënyrë që Atletiko e Madridit të mos jetë në pozita lufte, dhe të mbyllë shpejt një histori që mund të sjellë shumë dëm. Për 72 orë, klubi i presidentit Bartomeu është i disponueshëm të derdhë në kasafortat e Atletit, 120 milionë eurot e kërkuara, dhe kjo pritet të ketë efekt “magjik”.

Dihet se paraja hedh ujin përpjetë, jo të mos ulë zemërimin e drejtuesve të “bardhekuqve” të kryeqytetit. Presidenti Bartomeu desh e dreqosi punën me disa fjalë “të tepërta” që tha në media, dhe kjo krijoi një stuhi në Madrid. Për këtë arsye, Barça pati më pak mundësi manovrimi, dhe u detyrua të pranonte shpejt e shpejt kushtet e Atletikos. Me ardhjen e pritshme të Grizmanit në “Kamp Nou” pak besohet që ai të pasohet nga Nejmar. Me Mesin, Suarezin dhe Grizmanin ka mjaft sulmues që duan vend titullari, dhe ndoshta braziliani mund të prishte ekulibrat e skuadrës së Valverdes.

Sfidanti.al