Atletiko e Madridit arriti Luverpulin dhe Ajaksin e Amsterdamit sa u përket trofeve të fituara në Superkupën e UEFA-s, mbasi e fitoi në Talin të Estonisë këtë superkupë edhe një herë tjetër, duke mundur 4-2 Realin e Madridit . “Jorganxhinjtë” madridas e fituan për herë të tretë trofeun e Superkupës evropiane, mbasi e kanë fituar atë më 2010 dhe 2012.
Të njëjtin numër trofesh kanë edhe Liverpuli dhe Ajaksi. Para tyre ndodhen Reali i Madridit me katër trofe të tillë dhe Milani e Barcelona me nga pesë.
Nga ana tjetër, Reali i Madridit humb finalen e parë në një kupë evropiane që nga viti 2000. Klubi “mbretëror”, gjatë 18 viteve të kaluar, në ndeshjet finale evropiane, ku ka luajtur, ka triumfuar pesë herë në Ligën e Kampioneve dhe katër herë në Superkupën e UEFA-s.
Sfidanti.al