Tifozët në Belgjikë: S’ka çmim të lumturosh një fëmijë!

Me siguri do të meritojnë ndonjë çmim për bujarinë apo sjelljen e shkëlqyer. Tifozët e Genkut në Belgjikë patën brohoritje të mëdha në fund të ndeshjes së Ligës së Europës ndaj Lehut të Poznanit të Polonisë, dhe këto ishin jo vetëm për ekipin e tyre, jo vetëm për portierin Dani Vukoviç, por edhe për djalin e vogël të këtij të fundit.

Portieri australian, me origjinë kroate, nuk mungoi të postonte fotot në Tuiter, ku dukej qartë se djali i tij ishte i mahnitur nga gëzimi dhe lumturia, që i dhanë brohoritjet e tifozëve. “Nuk ka çmim që të bësh një fëmijë të lumtur”, ishte motoja e tifozëve.

Sfidanti.al