Lona Salpeter duhet të jetë humbësja më e madhe e kampionatit evropian të atletikës që u zjvillua në Berlin, dukje qenë se kjo atlete izraelite e ndërpreu garën e 5000 metrave para kohe, duke menduar se e kishte kaluar të gjithë distancën. Ajo, në fakt, luftonte për vend të parë, por një rreth para përfunfimit të garës ajo ndali, duke menduar se gara kishte përfunduar dhe se do të vendoste rreth qafës së saj medaljen e argjendtë, ndërkohë që para saj vraponte holandezja Sifan Hasan.
Problemi është se ajo nuk e dëgjojë zilen e xhiros së fundit, kështu që e ndaloi garën para rrethit të fundit, por, megjithatë, më vonë ajo e kuptoi se kishte gabuar dhe e rifilli garën, por duke zënë vendin e 4-të, kështu që mbetiu pa medalje.
Sfidanti.al