Spaleti si “Dhelpra dhe rrushi”: Ne jemi të fortë edhe pa Modriçin!

Tamam si te fabula e Ezopit, “Dhelpra dhe rrushtë”, kur dhelpra që nuk arrinte dot ta kapte rrushin që ishte lart, tha se rrushi nuk ishte pjekur ende, edhe trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, kur duket se dështoi transferimi i mesfushorit kroat, Luka Modriç, nga Reali për tek Interi gjatë këtij sezoni veror, tha se ekipi i tij edhe pa Modriçin është i fortë.
“Është bukur që të dëgjosh se një lojtar si Luka Modriç do që të luajë me Interin, por, sidoqoftë, unë pres që ai të vazhdojë të luajë me Realin edhe gjatë këtij sezoni, sepse vetkuptohet ky klub madridas nuk do që të mbesë pa një mesfushor të tillë të shkëlqyer. Ne jemi të fortë edhe pa Modriçin, por sigurisht që me të do të ishim edhe më të fortë”, vuri në dukje Spaleti që, gjatë ditëve të fundit, arriti me Interin një kontratë të re me kohëzgjatje deri më 2021.
Sfidanti.al