Arsen Venger rrefehet: Të jem trajner është mision për mua

Është trajneri më jetëgjate e më fitues në historinë e Arsenalit, por  në sezonet e fundit është vënë në shënjestrën e kritikave të tifozëve. Bëhet fjalë pikërisht për Arsen Venger, i cili mesa duket nuk ka ndërmend të heq dorë nga roli i tij i trajnerit. Në moshën 68 vjecare, Venger ka rinovuar me Topcinjtë e Londrës deri në vitin 2019 duke e zgjatur në 21 vjet aventurën e tij me klubin londinez. ‘E nisa këtë profesion kur isha 33 vjec, pra kam 35 vjet që nuk  ndalem-tregon Venger në një intervistë për Sky Sports-përse vazhdoj këtë punë? Sepse e dua profesionin tim, sepse është një detyre e cila mund të ketë influencë positive në jetën e njerëzve, tek rezultatet, tek dimensioni i një klubi, tek vlerat. Sepse një  klub është më shumë një cështje vlerash, dicka qe sot shpesh tentojmë ta harrojmë.

Është një lloj misioni për mua të coj përpara këto vlera sepse mendoj se Arsenali është i respektuar në botë  pikërisht për vlerat që përcon tek futbollistët brez pas brezi’. Venger e përshkruan veten si një tip kokfortë dicka që ai nuk e sheh si një difekt, për kundrazi. ‘Ka një vijë të hollë që ndan të qenit kokëfortë e të qenit budalla, por nëse dorëzohesh shpejt nuk do të arrish asgjë në jetë-vijoi Venger-këmbëngulja është një cilësi e nënvlerësuar, nëse shohim ppersonat më të suksesshëm, pjesa më e madhe e tyre kanë treguar vazhdimisht vendosmëri në atë që kishin ndërmarrë për të bërë dhe është gati të impenjohet në mënyrë absolute’.

Pavarësisht se është 68 vjec, Venger vuan për vuajtjet e sjkuadrës së tij ashtu si në rininë e tij. ‘Ajo që i ndodh zemrës dhe mendjes së një trajneri pas një disfate është një makth i vërtetë, është dicka që e tmerrshme që nuk përmirësohet me kalimin e kohës’. Përsa i përket, faktit që Arsenali rrezikon të mbyllë me zhgënjim një tjetër sezon, Venger shprehet optimist. ‘Futbolli është cështje momentesh-tha Venger-ajo që duket e paarritshme në tetor, mund të jetë e tillë në dhjetor. Por kjo mund të ndodhë vetëm nese vazhdojmë të besojmë te cilësitë tona’.

Sfidanti.al