Ish- lojtarëve të Milanit u ecën në politike, Kaladze, kryebashkiaku i Tbilisit

Për ish futbollistët e Milanit duket se karriera politike po u ecën mjaft mirë. Fillimisht ishte Xhorxh Ueah ai që iufut kësaj rruge duke fituar të drejtën për t’u bërë presidenti i Liberisë përpara një jave. Tani i erdhi radha një njohjeje tjetër të tifozëve kuqezinj. Bëhet fjalë për Kakaber Kalaxen i cili është kryetari i ri i bashkisë së Tbilisit, kryeqytetit të Gjeorgjisë.

Sipas të dhenave paraprake të Komisionit të Zgjedhjeve në vendin balltik, ish zëvendëskryeministri i vendit ka mundur të sigurojë 51.01% të votave, duke fituar kështu zgjedhjet e tij që në raundin e parë. Ish mbrojtësi i Milanit mundi në këtë sfidë politike, rivalin e Lëvizjes se Bashkuar Kombëtare, Udumashvili dhe kandidatin e pavararur Elisashvili.

Sfidanti.al