Napoli dhe Interi arritën një barazim pa gola në derin e së shtunës të Serisë A, ndërsa trajnerët Mauricio Sarri dhe Luçiano Spaleti vunë në dukje shanset e humbura të ekipeve të tyre dhe faktin se ata, në njëfarë mënyre, janë të pakënaqur që nuk i morën tri pikat e plota. Sarri që ka punuar si zyrtar banke, para se të bëhej trajner, i dha një përgjigje me humor pyetjes se cili funksion do t’i përgjigjej më mirë kolegut të tij të Interit:
“Duke parë sesi luajti Interi mbrëmë, mendoj se Spaleti do të bëhej një ministër i mirë i Mbrojtjes”, tha Sarri, duke shtuar se, “nëse keni parasysh sesi luajtëm ne, shanset për gol që kishim dhe zotërimin e topit, atëherë, unë mund të them se ne humbëm dy pikë. Të them të drejtën, pak klube ka që do të arrinin të na vidhnin pikë neve, si Interi”, tha Sarri.
Sfidanti.al