‘Pasanikët’ e Formula 1; Hamilton, Fetel, Alonso, më të paguarit

Ljuis Hamilton dhe Sebastian Fetel janë jo vetëm dy rivalët më të fortë të Botërorit të Formula 1, por edhe më të paguarit e këtij kampionati. Piloti britanik i Mercedes dhe ai gjerman i Ferrarit kanë kontrata me skuderitë e tyre me një pagë me nga 32 milionë Euro secili. Më pranë tyre në këtë pikë është pikërisht Fernando Alonso që përfiton nga Meklareni 30 milionë Euro. Përsa u përket rivalëve të tjerë, ata janë shumë të distancuar, kështu  në vendin e katërt është Daniel Riçardo që nga Red Bull ka të sigguruar një pagë prej 11 milionë Euro. Australianin e ndjekin  Kimi Raikonen dhe Niko Hulkenberg  me nga 8 milionë Euro në vit secili. Dhjetëshen e pilotëve  më të paguar  e plotëson Roman Groszhan me 5 milionë Euro, ndërkohë që para tij janë Masa, Vershtapen dhe Botas me një pagë prej 6 milionë Euro në sezon.

Sfidanti.al