Argjentinë, Maradona negativ në testin për Covid-19

‘Përshëndetje të gjithëve, doja t’ju thoja se falë Zotit, djali im Diego Fernando. Vajza ime Jana, Veronica dhe unë nuk kemi Coronavirus. Ju puth dhe falenderoj të gjithë ata që u shqetësuan për gjendjen tonë shëndetësore. Ishte një forcë për të gjithë ata që po e luftojnë’-me këtë postim në Facebook. Diego Armando Maradona qetësoi të gjithë për shëndetin e tij.

Ish ylli i Napolit, në orët e fundit ka qenë në izolim pasi takoi në pankinë sulmuesin e skuadrës së tij Gimnasia, Leandro Contin që kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 duke e përqafuar gjatë një ndeshjeje miqësore me San Lorenzon të zhvilluar të shtunën.

Sfidanti.al