Nuk ka Top të Artë? France Footboll nis votimet për ‘Dream Team’

Për shkak të pandemisë që pështjelloi të gjithë botën e futbollit sezonin e kaluar, Topi i Artë për vitin 2020 nuk do të jepet, kështu që France Football vendosi të krijojë një garë të re; atë për ‘Dream Team’(Skuadra e Ëndrrave) që synon përzgjedhjen e formacionit më të mirë në historinë e futbollit duke nisur që nga vitet ’50.

Votimi ka nisur që nga kjo e martë dhe lista e lojtarëve të nominuar nga 10 për cdo pozicion në fushën e lojës zbulohet nga e perjavshmja franceze në 3 momente të ndryshmet. Votimi do të bëhet vetëm nga juria për Topin e Artë, rreth 170 specialistë në të gjithë botën

Sfidanti.al