Chelsea ‘dorëshpuar’ shpenzon më shumë se të gjithë

Jo vetëm Havertz, por edhe Timo Werner, Ben Chilwell dhe Hakim Ziyech. Chelsea është skuadra mbretëreshë e merkatos së transferimeve për vitin 2020 në një shifër  totale prej 247 miliardë Euro në total të shpenzuar dhe të dhënat janë siguruar nga Transfermarkt. Podiumin e plotësojnë Manchester  City dhe Barcelona me skuadrën katalanase që ndiqet nga Juventusi me 110.2 milionë Euro të shpenzuara, por edhe 96.5 milionë të arkëtuara.

Ajo që të bën përshtypje është mungesa në klasifikimin e përpiluar është mungesa e Realit të Madridit që prej vitesh na ka mësuar me shpenzime marramendëse në merkaton e transferimeve. Për këtë vit, Reali i Madridit nuk ka bërë asnjë blerje, në skuadër janë kthyer lojtarë që kanë qenë me huazim, odegaard, Kubo e Reguilon me këtë të fundit që kaloi te Tottenhami për 30 milionë Euro. Në fakt madrilenët kanë regjistruar të ardhura prej 98 milionë Eurosh nga shitjet e lojtarëve dhe këtu përfshihet edhe shifra prej 40 milionë Eurove e përfituar nga kalimi i Hakimit te Interi.

Sfidanti.al