Milot Rashica nuk shkon tek Leverkuseni, të paktën deri në dimër tek Verderi!

Alternativat u dukën të shumta në verë, por erdhi tetori dhe gjithçka ndryshoi. Bashkë me “vapën e gushtit” ikën edhe mundësitë e Milot Rashicës për të hedhur një hap më lart në karrierë. Lajmi i fundit nga Gjermania është që dështoi në minutën e fundit gjetja e një akordi mes Leverkusenit dhe Verderit për vlerën e kartonit të lojtarit. Klubi nga Bremeni me siguri ka kërkuar deri në 25 milionë euro, ndërsa drejtori i menaxhimit të Bajerit, Rudi Fëler tha se “patëm ide krejtësisht të ndryshme, dhe nuk mbeti më kohë për t’u marrë vesh”. Sulmuesi i ekipit përfaqësues të Kosovës pritet të jetë tek Verderi të paktën deri në dhjetor. Më herët për të, u tha se u interesuan Aston Vila e Lajpcigu, si edhe Milani nëse në “San Siro” do të shkonte Ralf Rangnik.

Sfidanti.al