Roland Garros përfundon nën lupën e Prokurorisë së Parisit. Sipas të përditshmes franceze ‘L’Equipe’ kanë nisur hetime për një mashtrim të organizuar dhe korrupsion aktiv e pasiv, duke iu referuar një ndeshjeje të raundit të parë në turneun e lojës dyshe për femra të zhvilluar në 30 shtator. Bëhet fjalë për sfidën mes dyshes rumune Andrea Mitu/Patricia Maria Tig dhe dyshes ruso-amerikane Yana Sizikova/Madison Brengle.
Dyshimet më të mëdha në këtë ndeshje u ngritën pas një serie faullash të dyfishtë në shërbim nga Sizikova që rezultuan vendimtare në spostimin e fateve të sfidës në favor të kundërshtareve
Hetuesit iu referuan një fluksi jonormal bastesh, shumica e të cilave ishin në favor të tenisteve rumune. Kulmi i basteve të vëna ishte në game e 5 në setin e dytë kur në shërbim ishte pikërisht Yana Sizikova. Tennis Integrity Unit, organizmi competent për rastet e fiksimit të rezultatit të ndeshjeve po kërkon të kuptojë se në cfarë mënyre tenistet u përfshinë në këtë manipulim të mundshëm. Për momentin nuk ka asnjë koment nga Sportradar, kompania që monitoron merkaton e basteve sportive.
Sfidanti.al