Xhordan apo Lebron? Nik Jang akuzon Majkëllin: Nuk pati superyje përballë!

Ka qenë një lojtar shumë i mirë në NBA-së dhe padyshim që mund ta japë një mendim. Nik Jang, ish-basketbollist i Uashingtonit, Lejkërsave, Golden Stejtit, Filadelfias, Klipersave dhe Denverit, hyn në debatin se kush është lojtari më i mirë në historinë e koshit, Majkëll Xhordan apo Lebron Xhejms? Jang, që luajti 13 sezone në NBA, mendon se Xhordani e ka pasur rrugën më të lehtë drejt 6 titujve sesa Lebroni për 3 titujt e deritanishëm, apo edhe për të katërtin që mund ta fitojë këtë sezon. “Kurrë nuk pati superyje përballë me përjashtim të Mexhikut (Xhonsonit), – deklaron Jangu, – ndërsa Lebroni e pati ndryshe”. Xhordani u ndesh me ekipe të udhëhequr nga Mexhik Xhonson, Lerri Bërd, Patrik Juing, Çarls Barkli, Klajd Dreksler, Karl Maloun apo Xhon Stokton. Lebroni, nga ana e tij, pati duele me Tim Dankënin, Dirk Novickin, Kevin Durantin apo Stef Kërrin. Në gazetën “Marka”, në një sondazh, 58 për qind e votuesve mendonin se Xhordani e pati më të vështirë.

Sfidanti.al