Olivier Giroud shumë shpejt do të luajë ndeshjen e tij të 100 me përfaqësuesen franceze dhe ku ka mundësinë të barazojë Platininë si shënuesin më të mirë në historinë e kësaj kombëtareje. Sulmuesi i Chelseat ishte i ftuar te program ‘Top on the Foot’ të prestigjiozes RMC Sport ku Giroud tregoi për zënkën që ka pasur në muajt e fundit me Karim Benzema
‘Kam raport respekti me Benzema, ose të paktën unë e kisha me të këtë lloj raporti-tha Giroud-por historia donte që ne të ishim armiq. Më erdhi keq për cfarë atë u krijua në muajt e fundit, por duhet të shohim përpara. Në këtë moment, Franca ka një skuadër me të rinj të jashtëzakonshëm, një grup impresionues me talente’.
Por Giroud nuk e la me kaq.
‘Sigurisht që më preku fakti që u kritikova se u grumbullova që nga mungesa e Benzemasë në kombëtare-shtoi Giroud-fërshëllimat e njerëzve që nuk donin të më shihnin si sulmues të Francës përpara Euro 2016 më prekën mua dhe familjarët e mi. Vazhdova të tregoj se e meritoja të isha në kombëtare dhe se rivaliteti u fabrikua nga persona të ndryshëm’.
Sfidanti.al