Arabia Saudite, sa e preferuar; do presë garë të F1 në 2021?

Pas Rally Dakarit, Superkupës së Spanjës  dhe ndeshjes së boksit mes Andy Ruiz dhe Entoni Xhoshua, Arabia Saudite mund të presë edhe një garë të Botërorit të Formula 1 duke nisur nga 2021. Lajmi bëhet I ditur nga tabloidi britanik ‘Daily Mail’ sipas të cilit drejtuesit e Formula One Management ka nisur bisedimet në lidhje me këtë cështe, bisedime që mesa duket kanë ecur shumë përpara.

Nëse kjo do të ndodhë, atëherë Botërori I Formula 1 I vitit 2021 do të ketë në kalendarin e tij 23 gara me Arabinë Saudite që do të bëhet vendi I tretë nga Lindja e Mesme që do të presë një garë të këtij kampionati pas Cmimit të Madh të Bahreinit dhe Abu Dabit.

Mendohet se gara e Arabisë Saudite mund të zhvillohet në Xheda, në një cirukuit urban në edicionin e parë, për të kaluar më pas, që nga 2022, në një zonë tjetër që do të jetë e përhershme.  ‘Daily Mail’ thekson gjithashtu se shifra që do të investohet për këtë garë të Arabisë Saudite vlerësohet të jetë 50 milionë Dollatë në vit.

Po kështu mësohet se organizimi I këtij cmimi të madh do të ketë mbështetjen e kompanisë së njohur të naftës ‘Aramco’, një prej kompanive më potente në Gjirin Persik që do të bëjë shpenzimet në mënyrë të tillë që Arabia të vijojë zgjerimin e saj në panoramën sportive.

Sfidanti.al