Juventusi fërkon duart, CR7 i afrohet niveleve të Madridit!

Kur mbërriti në Torino ishte një legjendë e vërtetë, një nga ata që e meritojnë monumentin edhe kur janë gjallë. Juventusi mendoi se i ra “llotaria” me marrjen e Kristiano Ronaldos, dhe në të vërtetë nuk mund të qahet nga sezoni i parë. Ai shënoi 28 rrjeta në 43 ndeshje, një mesatare që shumica dërrmuese e futbollistëve as nuk mund ta ëndërrojnë, ndërsa ndihmoi fitoren e Serisë A dhe të Superkupës së Italisë në 2018. Me Portugalinë fitoi edhe Ligën e Kombeve, pra ishte vërtet mirë.

Gjithsesi, ky sezon duket se po tregon Ronaldon e vërtetë, i cili duket se po bën rrugën e kundërt me ato të viteve. Nëse mosha rritet, ai duket sikur rinohet. Në Serinë A, në 16 ndeshje ka shënuar 14 gola, pra shumë pranë niveleve më të mirë kur ishte tek Reali. Në total është pak më poshtë, 16 rrjeta në 23 ndeshje, por “kurba” është në rritje. Se në çfarë formë ka mbërritur tregohet nga fakti se me Portugalinë pati vitin më të mirë në karrierë, me 14 gola në 10 ndeshje në 2019. Një profesionist si CR7-ta, që jeton për futbollin dhe bën çdo sakrificë për të qenë në formë, mund të vazhdojë të habisë dhe Juventusi të përfitojë edhe në fushë, por edhe në biznes, për t’iu afruar Realit, Barcelonës, Mançester Junajtidit apo Bajernit.

Sfidanti.al