Antuan Grizman bën bilancin e muajve të parë të tij te skuadra e Barcelonës. Në një intervistë për Telefoot, sulmuesi 28 vjecar theksoi se nuk është penduar për zgjedhjen e bërë prej tij për të kaluar te skuadra katalanase dhe kërkoi që të gjithë të kenë durim sepse ai është I bindur se do të arrijë që të shfaqë versionin më të mirë të tij.
‘Barcelona nuk është vendi më I lehtë për të luajtur-tha Grizman-ëshytë një skuadër e re, e ndryshme, me një taktikë të re, një pozicion dhe një rol të mi për mua. Por kjo është situata dhe më duhet që të punoj. Jam krenar për vendimin e marrë dhe për vendin ku jam dhe do të jetë puna ime ajo që do të vlerësojë gjithcka. Besoni te unë dhe gjithcka do të zgjidhet vetë’
Grizman I ka idetë e qarta përsa u përket objektivave.
‘Synimi im tani është që të jem një futbollist I rëndësishmë për klubin, të kem më shumë minuta , të shënoj më shumë gola, të jap pasime vendimtare, të kualifikohemi në Champions dhe të jemi në krye në La Liga-vijoi Griuzman-gjithashtu dua të jem gati për kombëtaren e Francës në mars dhe për Evropianin’
Sfidanti.al