MotoGP, Botërori mbyllet në Valencia nën dominimin e Markez

Mark Markez fitoi Cmimin e Madh të Valencias në Botërorin e MotoGP duke e mbyllur përfundimisht sezonin duke dominuar. Në pistën e Ricardo Tormos piloti I Hondës  fitoi garën e radhës duke I lënë pas me shumë lehtësi  Kuartararo me Jamaha Petronas dhe Xhek Miller me Dukati Pramak që u renditën në vendin e dytë dhe të tretë.

Kjo ditë ishte jo pozitive për pilotët italianë. Doviviozo mbeti jashtë podiumit, ndërsa Valentino Rossi nuk shkopi më shumë se vendi I tetë, kurse Petruci dhe Morbideli  u bënë viktima të rrëzimit gjatë garës. Për Horge Lorencon, gara e Valencias ishte e fundit për karrierën e tij dhe 32 vjecari e mbylli atë në vendin e 13.

Fundi I sezonit për Mark Markez ka nxjerrë këtë bilanc për 8 herë kampionin e botës; 420 pikë në total me 151 oikë më shumë se vendi I dytë duke vendosur një rekord në historinë e MotoGP. Piloti spanjoll ka meritën që I vetëm I dha Hondës triplete titujsh; për pilotë, konstruktorë dhe skuadra.

Sfidanti.al