Barcelona, Abidal flet qartë: Lautaro Martinez është sulmues I kompletuar

Barcelona nuk e fsheh më interesin e saj për Lautaro Martinez. Është vetë Erik Abidal që e ka pohuar në një farë mënyrë teksa dha vlerësimin maksimal për sulmuesin e Interit. ‘Lautaro është një sulmues I kompletuar dhe që po bën shumë mirë-ishin fjalët e Abidal për median spanjolle me francezin që e ka vënë atë mes kandidatëve për të marrë vendin e Luis Suarez, ndërkohë që edhe vetë Messi duket se e miraton një transferim të tillë.

Por problemi në këtë pikë për Barcelonën qëndron pikërisht tek Interi. Pronarët e klubit zikaltër, kompania Suning  nuk kanë ndërmend që të privojnë ekipin milanez nga shërbimet e sulmuesit argjentinas, ndërkohë që Bepe Marota po punon për rinovimin e kontratës së futbollistit teksa ka vënë në axhendën e tij një takim me agjentët e futbollistit në fillim të muajit dhjetor, një rinovim që pritet të shoqërohet edhe me një rritje te klauzolës së zgjidhjes së kontratës së Martinez.

Me pak fjalë, Lautaro martinez konsiderohet si e ardhmja e skuadrës dhe do të largihet vetëm nëse lamtumira e tij do të garantojë një përforcim konkret të skuadrës. ‘E njohim mirë futbollistin, por nuk më pëlqen të observoj gjithnjë të njëjtin lojtar, shoh edhe të tjerë-përfundoi Abidal që mesa duket është I dërgjegjshëm se Interi nuk ka ndërmend t’I hapë dyert Martinez për largimin nga Milano.

Sfidanti.al