E ardhmja e Masimiliano Alegrit quhet Juventus. është vetë trajneri që konfirmoi gjithcka pas ndeshjes me Ajaksin me bardhezinjtë që u eliminuan nga skuadra e talenteve holandezë.
‘Fola me presidentin Anjeli dhe do të takohemi në ditët e ardhshme për të programuar të ardhmen-tha Alegri-ia kisha bërë të ditur vendimin tim për qëndrimin te Juventusi’.
Përsa i përket eliminimit në mbrëmjen e së martës, Alegri pranoi superioritetin e skuadrës së Ajaksit në pjesën e dytë në përballjen me skuadrën e tij.
‘Ajaksi e meritoi kalimin për në gjysmë finalen në pjesën e dytë, ne luajtëm më mirë në të parën-vijoi Alegri-Futbolli është i tillë, pësuam një gol të rastësishëm dhe më pas patëm pak frikë’.
sfidanti.al