Ademi si Toti: Me Dinamon do të nënshkruaja kontratë të përjetshme

Dinamo e Zagrebit refuzoi 5 milionë euro që ofroi klubi francez, Lile, për Arian Ademin që nuk është aspak i shqetësuar se klubi i tij nuk do që ta shesë, përkundrazi, ai shpreh dëshirën që të luajë deri në fund të karrierës së tij me këtë klub të Zagrebit.
Ademi ka qenë dënuar me plot dy vite pezullimi, për shkak të dopingut, por në atë kohë të vështirë Dinamo e Zagrebit nuk e prishi kontratën me të, për më tepër, i pagoi atij edhe rrogat, megjithëse ai nuk luante.
“Dinamo për mua ka bërë shumë dhe klubi vazhdimisht më ka mbështetur me të gjitha mënyrat, madje, nuk e prishi as kontratën. Në këtë moment, mua nuk më intereson asgjë tjetër, veç t’ja shlyej mirësinë që më ka bërë Dinamo, madje, unë jam gati të nënshkruaj edhe kontratë të përjetshme me këtë klub”, vuri në dukje Arian Ademi (shqiptar Maqedonie).
Sfidanti.al