Robert Levandovski, gjatë sezonit të kaluar, ndërroi agjentin e vet, me qëllim që të largohej nga Bajerni i Mynihut dhe ta provonte veten diku gjetkë. Klube të tërë të mëdhenj u interesuan për të, me shpresë se do të mund të siguronin firmën e tij. Sidoqoftë, pavarësisht nga shumat e mëdha të ofruara, Levandovski, deri tani, nuk ka lëvizur nga klubi bavarez, ndërkohë që trajner i i ri i Bajernit, Niko Kovaç, në disa raste, ka thënë kohët e fundit se Leva nuk do të lëvizë nga ekipi.
Tani, një deklaratë të ngjajshme bëri edhe funksionari i lartë i Bajernit të Mynuhut, Karl-Hainc Rumenige:
“Dyert tona vazhdojnë të jenë të mbyllura. Bajerni i mban kualitetet që zotëron. Lidhur me rastin e Robertit, unë do të doja që të bëja të ditur se ne nuk jemi si klubet e tjerë që ‘hapin rrugën’, kur është fjala për 100 ose 150 milionë euro”, theksoi Rimenige.
Levandovski ka ardhur te Bajneri në vitin 2014 dhe ka luajtur me të 195 ndeshje, duke shënuar 151 gola.
Sfidanti.al