De Laurentis shpëto Barin , ky është titulli më i madh !

Tani, Aurelio De Laurentis është pronar i dy klubeve italianë, Napolit dhe Barit. Këtë të dytin, ai do të përpiqet që ta shpëtojë nga falimentimi. Klubi barez nuk mund ta përballonte financiarisht konkurrimin e vet në Serinë B dhe të gjithë futbollistët janë të lirë që të largohen nga Bari. Sipas legjislacionit italian në fuqi, Bari do të duhet të përfundojë në Serinë D, por do të duhet që të ndryshojë emrin. Por, në rast se ai do të kthehet në seritë e larta dhe do të stabilizohet financiarisht, atëherë, ai do të mund ta rimarrë emrin e vjetër.
Bari, në këtë mënyrë, do të synojë të bëjë atë që bënë në kohet e tyre Fiorentina dhe Parma që, mbas falemintimit, u kthyen në elitën e futbollit italian. Tani, Bari do të përpiqet që ta bëjë këtë me De Laurentisin në krye.
Sfidanti.al