Anglia s’ndalet, kartonat e verdhë e të kuq edhe për trajnerët!

Shoqata angleze e futbollit, (FA) ka vendosur që, gjatë sezonit të ri, t’u lejojë gjyqtarëve që t’u tregojnë kartonat e verdhe dhe të kuq edhe trajnerëvë të ekipeve. Kartonat do t’u tregohen atyre trajnerëve që do të shkelin rregullat atje, ku ata rrinë, te vija anësore e fushës, nëse nuk do të sillen konform tyre (rregullave). Kështu, ata, për shkak të kartonave që do të mund të marrin, edhe do të mund të pezullonen.
Sipas rregullave të reja, një trajner, të cilit do t’i tregohen katër kartona të verdhë, do të pezullohet që të mos ta drejtojë ekipin e tij një ndeshje, tetë të verdhë – dy ndeshje pezullim dhe 12 kartona të tillë – tri ndeshje në tribunë. Nëse puna do të shkojë deri te 16 kartona të verdhë, atëherë, shoqata e futbollit mund ta dënojë trajnerin përkatës me disa muaj pezullim.
“Ne nuk duam që ta dramatizojmë këtë, por duam t’u tregojmë qartë të gjithëve gjithçka që ndodh në stadium. Ne, do të fillojmë ta aplikojmë rregullin e ri në ndeshjet e kupës EFL”, vuri në dukje drejtori ekzekutiv i EFL-së, Shaun Heruej.
Sfidanti.al