Higuain, prezantim me nje premtim: Do ta çoj Milanin shume lart

Gonzalo Higuain eshte prezantuar si futbollisti i ri i Milanit, me argjentinasin qe nuk e fshehu krenarine, madje ajo u shoqerua edhe me nje premtim.

‘Milani dhe Leonardo bene gjithçka per te me marre-tha Higuain per gazetaret te pranishem ne prezantimin e tij-kjo me jep kenaqesi, ndihem krenar dhe do ta coj ne nivelet me te larta aty ku kjo skuader e ka vendin’.

Tani Higuain do te stervitet ne Milanello, qendra stervitore e kuqezinjve qe mesa duket i ka lene shume pershtypje Higuainit.

‘Ne 12 vjet karriere nuk kisha pare ndonje qender stervitore si Milanelo-vijoi Higuain-m’u rrenqeth mishi. Eshte nje cmenduri te mendosh sesa kampione jane stervitur ketu’.

Higuain do te mbaje fanelen me nr.9 qe konsiderohet si nje mallkim, por per argjentinasin kjo nuk perben problem, pasi edhe me pare ka veshur fanela me shume peshe.

Sfidanti.al