A thua të jetë e vërtetë? Conor McGregor mendon të blejë Manchester United

Conor McGregor po përgatitet për sfidën e revanshit me Dustin Poirer në 10 korrik. Së fundmi ‘The Notorious’ publikoi disa foto të tij ku ai shfaqet në një formë të shkëlqyer. Megjithatë nuk ishte për sfidën që ylli I arteve marciale është bërë protagonist në media kohët e fundit. Në fakt irlandezi po përgatitet që të hyjë në botën e futbollit me Manchester United si një destinacion të mundshëm.

McGregor, pasuria e të cilit llogaritet rreth 181 milionë Paund, lëshoi një alarm në Tëitter për 8.7 milionë ndjekësit e tij. ‘Përshëndetje djem! Po mendoj që të blej Manchester United. Cfarë mendoni?’-shkruante Mcgregor në postimin e tij dhe padyshim reagimi ishte i menjëhershëm dhe pyetja e një prej përdoruesve u bë e përgjithshme: ‘Vërtet do të blesh Manchester United?’

Conor u përgjigj në këtë mënyrë: ‘Në radhë të parë, për të qenë i sinqertë doli një bisedë për Celtic. Të blej një kuotë të Dermot Desmond. Jam me të vërtetë i interesuar për blerjen e një klubi në ndonjë moment. Si Celtic ashtu edhe Manchester United janë dy klube që më pëlqejnë, por jam mendjehapur, mund të bëj gjëra të mëdha për një klub’.

Sfidanti.al