Gjermania, Flick arrin marrëveshjen për Kombëtaren?

Hansi Flick që në qershor do të largohet nga drejtimi I Bayernit të Mynihut duket se e ka gjetur një marrëveshje me Federatën Gjermane të Futbollit për të drejtuar kombëtaren gjermane pas kampionatit Evropian të Futbollit në vend të Joachim Loew.

Sipas asaj që publikon media në Gjermani, Flick do të nënshkruajë një kontratë 3 vjecare duke konfirmuar në këtë mënyrë se bisedimet mes palëve kanë ecur në mënyrë pozitive. Trajneri aktual i Bayernit do të drejtojë përfaqësuesen gjermane në Botërorin e Katarit  të vitit 2022 si dhe Evropianin e vitit 2024 që është parashikuar të zhvillohet pikërisht në Gjermani.

Në fakt për kalimin e Flick te Gjermania foli edhe Oliver Kahn, shefi i ardhshëm Ekzekutiv i klubit bavarez që në një intervistë për Sky tha se gjithcka është sistemuar mes Flick dhe kombëtares gjermane dhe se për momentin nuk ka një kompesim ekonomik për 2 vitet e mbetura në kontratë të trajnerit të Bayernit të Mynihut.

Sfidanti.al