Oklahoma Siti pasi u mposht nga Minesota morën fluturimin drejt Çikagos për ndeshjen e radhës së kampionatit të NBA. Por gjatë udhëtimit dicka goditi pjesën e përparme të avionit duke krijuar një moment paniku në bord tek basketbollistët, me këtë ta fundit që pasi zbritën në aeroport fotografuan pasojat e përplasjes së objektit me avionin.

