Xhoshua: Parkeri nuk ka fuqi që të arrijë deri te mjekra ime dhe jo më..

Në prag të ndeshjes që do të zhvillohet më 31 mars në Kardif, boksierët e peshës së rëndë, Entoni Xhoshua dhe Xhozef Parker, ishin të ftuar në emisionin e Skaj Sportit, “Dorezat janë hequr” (Gloves Are Off).

Boksieri neozelandez, Parker, gjatë të gjithë kohës, vinte në dukje mjekrën e Xhoshuas si pikën më të dobët të tij, duke thënë se ai do ta shfytëzonte këtë dobësi. Boksieri britanik (Xhoshua) reagoi, duke thënë: “Ai thotë se unë e paskam mjekrën të dobët, si prej qelqi, por unë dua që të shohë, nëse ai do të ketë fuqi që të arrijë deri te mjekra ime”.

Sfidanti.al