Ka kohë që në tenisin botëror po kërkohen trashëgimtarë të Rozher Federerit, Rafael Nadalit dhe Novak Gjokoviçit dhe, deri tani, tenistët e rinj kanë zhgënjyer, por ka disa nga ata që janë mjaft premtues. Fituesi i turneut i tenistëvë të rinj më të mirë që u zhvillua nëntorin e kaluar, koreani Hjeon Çung, po i vazhdon performancat e tij të shkëlqyera, duke mundur, në raundin e 3-të të turneut aktual të mjeshtrave në Indiana Uells, tenistin me përvojë, Tomash Berdih. Tenistit korean nuk iu deshën më shumë se 42 minuta për set që ta fitonte të gjithë ndeshjen 2-0 (6-4, 6-4).
Befasi ofroi edhe një tenist tjetër i ri, Borna Çoriç, që mundi 2-0 (6-1,6-3) Roberto Bautistën, kështu që në raundin e ardhshëm ai do të ndeshet me një tenist tjetër të ri, Tejlor Fric, që mundi 2-1 (4-6, 6-2, 7-6) Fernando Verdaskon.