Trajneri i Romës, Euzebio di Françesko, mbas eliminimit të Shahtarit të Donjeckut, duke siguruar kalimin në çerekfinale të Champions-it, i vuri në dukje trajnerit të Seviljes, Vinçenco Montelës, që, nga ana e saj, eliminoi Mançester Junajtidin, se do të donte që të takohej me të në finale të Ligës së Kampioneve. Sikurse dihet, përgjithësisht, Di Françesko dhe Montela janë miq të mirë kohëgjatë njeri me tjetrin.
“Bisedova me Vinçenco Montelën, para disa ditësh, dhe ne u morëm vesh që të takohemi përsëri në finalen e Champions-it, duke qenë se në jemi miq dhe nuk do të takohemi më para finales”, tha, duke qeshur Di Françesko që shtoi: “Sidoqoftë, le t’i lëmë mënjanë shakatë. Çdo njeri ka të drejtë të endërroj dhe të jetë ambicioz. Nuk më intereson shumë se cilin ekip do të kemi përballë në çerekfinale, më shumë më intereson ndeshja e ardhshme me Krotonen”, vuri në dukje Di Françesko.
Sfidanti.al