Barcelona është udhëtarja e fundit për në çerekfinale të Champions-it, falë fitores 3-0 ndaj Çelsit në “Kamp Nou”, një ndeshje që, edhe një herë tjetër, protagonist kryesor kishte Lionel Mesin që shënoi dy gola dhe i dha pasin për gol Dembeles. Shkëlqimi i futbollistit argjentinas nuk la indiferent asnjë në stadium, sigurisht që ovacionet më të mëdha erdhën nga tifozët e Barçës, por, sidoqoftë, një situatë interesante u krijua në fund të ndeshjes, kur Mesin e përqafoi trajneri i “bluve” të Londrës, Antonio Konte.
Konte u largua nga fusha, duke biseduar me lojtarin më të mirë të Barcelonës, ndërsa në konferencën e shtypit, mbas ndeshjes, ai zbuloi se çfarë i kishtë thënë ai Mesit.
“Kur keni shansin që t’i bëni komplimente të mëdha Mesit, menoj se kjo është diçka korrekte. Është korrekte që të entuziazmohesh nga një futbollist super, super, super i mirë për atë që bën në fushë, duke qenë se ai është një futbollist që mund të shënojë deri në 60 gola për sezon. Me të vërtetë, më vjen mirë që, në fund të ndeshjes, m’u dha rasti që t’i bëja atij komplimente të mëdha, sepse bëhet fjale për një futbollist të jashtëzakonshëm, për më të mirin në botë”, deklaroi Konte.
Sfidanti.al